“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët mbyllin marshimin te Kryeministria

Shqipëria

“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët mbyllin marshimin te Kryeministria

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 22:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Protesta e 127-të kundër qeverisë është mbyllur të dielën në mbrëmje në Tiranë, pas një marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit dhe ndalesës në zonën e “Qytetit Studenti”.

Qytetarët ishin mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Me pankarta dhe flamuj kuqezi, protestuesit përcollën gjatë gjithë tubimit mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas ndalesës në “Qytetin Studenti”, protestuesit vijuan rrugëtimin dhe u rikthyen para godinës së Kryeministrisë, ku edhe përmbyllën tubimin.

Në momentet e fundit të protestës, turma përsëriti thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

“Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë!” dhe “Nesër më shumë!” ishin ndër thirrjet që u dëgjuan në mbyllje të protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat