Përvetësuan rreth 5 milionë euro me Call Centera, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos

Shqipëria

Përvetësuan rreth 5 milionë euro me Call Centera, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 12:58
Fotoilustrim

Apeli i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ka lënë në fuqi ditën e sotme dënimet me mbi 100 vite burg në total për 16 të pandehurit, grupit të Bruno Çobos, që mashtruan qytetarët evropianë përmes Call Centerave.

Kreu i grupit të mashtrimit, Bruno Çobo u dënua nga Shkalla e Parë me 12 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite burg. Elisa Çaçi dhe Gilbert Pushani u dënuan me 7 vite e 4 muaj burgim secili.

Valbona Abedinaj dhe Erion Kastrati u dënuan gjithashtu me nga 7 vite e 4 muaj burgim.

Ndërsa Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci, Gjin Shelnishta, Antoneta Malo, Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna u dënuan secili me nga 6 vite e 8 muaj burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat