Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për krijimin e medaljeve, shenjave dhe distinktivëve të veçantë të nderit, të destinuara për mirënjohje, përkujtimore apo shërbimi në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Vendimi përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e këtyre vlerësimeve, si dhe autoritetet përgjegjëse për propozimin, miratimin dhe akordimin e tyre.
Medaljet, shenjat dhe distinktivët do të shërbejnë si forma të veçanta vlerësimi për kontributin, shërbimin dhe angazhimin në Forcat e Armatosura, si dhe për raste me karakter përkujtimor.
Në vendim përcaktohen edhe rregullat që lidhen me kategoritë e vlerësimeve, kriteret që duhet të përmbushen nga përfituesit dhe procedurat administrative për dhënien e tyre.