​Butrinti në shifra: Mbi 257 mijë vizitorë nga janari në shtator

Shqipëria

​Butrinti në shifra: Mbi 257 mijë vizitorë nga janari në shtator

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 12:38
Fotoilustrim

Parku Kombëtar i Butrintit ka publikuar shifrat e vizitorëve dhe të ardhurave sa i takon periudhës nga janari në shtator të këtij viti.

Për këtë periudhë qyteti antik është vizituar nga 257 134 persona, ku nuk është përfshirë kategoria e hyrjeve pa pagesë për delegacionet zyrtare dhe përfaqësuesit e ICOMOS.

50 479 bileta janë shitur online, ndërkohë që numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë të huajt me 181 251 persona.

Vizitorë shqiptarë në Butrint kanë qenë 25 404 persona. Pjesa më e madhe e vizitave është kryer nga individë (136 799 vetë), grupet renditen të dytët me 86 231 persona dhe në vend të tretë fëmijët deri në 12-vjeç, të cilët llogariten të kenë qenë 15 350.

Kategoria e fëmijëve deri në 12-vjeç përfiton hyrjen falas ndërsa për moshat 12-18 si dhe për pensionistët, invalidët etj, Parku Kombëtar i Butrintit aplikon ulje 50% në çmimin e biletës.

Gjithashtu e diela e fundit e çdo muaji, ofron hyrjen falas nga e cila kanë përfituar 2811 persona në periudhën janar-shtator.

Të ardhurat nga shitja e biletave kanë arritur në më shumë se 212 milionë lekë. PKB bën të ditur se, të ardhurat nga çdo biletë, investohen në mirëmbajtjen, konservimin dhe menaxhimin e integruar të parkut. /ATSH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat