Shehi akuzon PS-në: Reforma është elektorale, votimi pa marrëveshje është marrëzi

Shqipëria

Shehi akuzon PS-në: Reforma është elektorale, votimi pa marrëveshje është marrëzi

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 18:31
Dashamir Shehi

Politikani Dashamir Shehi komentoi tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit, teksa këtë të enjte pritet të votohet projektligji për Reformën Administrativo-Territoriale.  

Shehi e cilësoi si një reformë që zhvillohet për qëllime elektorale, ndërsa nuk ngurroi të shprehej se vendosmëria për përshpejtimin e kësaj reforme është një marrëzi, pasi mungon marrëveshja me opozitën.

 “Elektorale, elektorale, absolutisht elektorale. E para e punës. E dyta, në këtë marrëzi që e kap që çdo gjë vendos ky, thotë ‘e bëj’. Ore, pse e voton me një deputet sa i bën 83?

Pastaj të mungon fryma, të mungon shpirti i marrëveshjes. Këto bashki nesër do administrohen minimalisht një e treta nga pala opozitare. Këto bashki, në qoftë se ndryshon qeveria, çfarë do t’u bëjmë? Do t’u rikthehemi prapë edhe nga e para një reforme tjetër”,-tha Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat