Braçe zbulon fjalën e Ramës në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha do protagonizëm individual

Shqipëria

Braçe zbulon fjalën e Ramës në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha do protagonizëm individual

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 21:01
Erion Braçe

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka folur sot lidhur mbi diskutimin e Reformës Territoriale.

Braçe ka thënë se në mbledhjen e Grupit të PS-së iu tha në mëngjes se “kërkon protagonizëm individual” që kritikon, por nuk tha se kush ia tha këtë, edhe pse gazetarja e pyeti nëse ishte Kryeministri Edi Rama.

Braçe: Po mundohesha të kujtoja atë që m’u tha mua sot në mëngjes në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së e që m’u tha: ti do protagonizëm individual.

Ndërkohë që unë po pres përgjigje akoma për gjëra, të cilat m’u tha ke të drejtë. Se në këtë pikë kemi ardhur, që ti ke të drejtë, po kërkon protagonizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat