Territorialja, Berisha replikon me deputetin e PS: Brenda tre ditëve u shndërrove në eunuk!

Shqipëria

Territorialja, Berisha replikon me deputetin e PS: Brenda tre ditëve u shndërrove në eunuk!

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 23:26
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë replikës me deputetin e PS-së, Vullnet Sinajt, akuzoi këtë të fundit se, brenda 3 ditësh e ndryshoi vendimin e tij për të votuar reformën territoriale.

“E dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk”, u shpreh Berisha.

“Po si të ka denatyruar pasuria në këtë mënyrë? Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë.

Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s’ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë”, tha kryedemokrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat