Sot dita e 132 e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Shqipëria

Sot dita e 132 e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 07:56
Fotoilustrim

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot në Tiranë në ditën e 132 radhazi.

Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i qeverisë.

Krahas saj, gjatë muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe rishikimin ose shfuqizimin e disa nismave ligjore të kundërshtuara nga protestuesit.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mobilizimit pritet të jetë 13 tetori, kur është bërë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të studentëve dhe të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat