Akuzohet se mori rryshfet, GJKKO jep masën e sigurisë për administratorin e inceneratorit të Elbasanit

Shqipëria

Akuzohet se mori rryshfet, GJKKO jep masën e sigurisë për administratorin e inceneratorit të Elbasanit

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 10:28
Leli Kaja

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit, të arrestuar pak ditë më parë për rryshfet.

Administratori i “ECO-ELB” u arrestua më  5 Tetor pas një operacioni të kryer nga SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv.

Ai dyshohet se i ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave të tij.

Emri i Leli Krajës ishte përfshirë më herët në hetimin e Prokurorisë së Elbasanit për aktivitetin e “ECO-ELB”. Në korrik 2025, në kuadër të këtij hetimi u kryen 14 kontrolle në banesa të personave të lidhur me çështjen, mes tyre edhe banesa e administratorit të kompanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat