Everest Kazheli emërohet në krye të Kadastrës në Elbasan

Shqipëria

Everest Kazheli emërohet në krye të Kadastrës në Elbasan

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 11:03
Fotoilustrim

Everest Kazheli është emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, duke zëvendësuar Ester Isain, e cila mbante këtë detyrë e komanduar që prej fillimit të vitit 2026.

Me origjinë nga Vlora, Kazheli drejtonte deri pak ditë më parë Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier. Më herët, ai ka qenë në krye edhe të strukturës së ASHK-së në Lushnjë, duke fituar përvojë në administrimin e shërbimeve dhe procedurave kadastrale.

Të dhënat e performancës së ASHK-së në Elbasan tregojnë se gjatë vitit 2025 janë ofruar 90,210 shërbime kadastrale, nga 73,353 që u regjistruan një vit më parë.

Rritje është shënuar edhe në procesin e legalizimeve. Gjatë vitit të kaluar u miratuan 1,864 vendime për legalizimin e objekteve pa leje, kundrejt 757 vendimeve në vitin 2024.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat