"Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën"/ Email-et kërcënuese në institucionet shtetërore, reagon AKSHI: Rasti po monitorohet

Shqipëria

"Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën"/ Email-et kërcënuese në institucionet shtetërore, reagon AKSHI: Rasti po monitorohet

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 11:11
Email-et kërcënuese në institucionet shtetërore

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka konfirmuar komunikime me përmbajtje kërcënuese të dërguara në disa adresa elektronike qeveritare që monitorohen nga ky institucion.

Në një postim në rrjetet sociale AKSHI bën me dije se rasti po verifikohet në bashkëpunim me institucionet dhe autoritetet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave.

Agjencia thekson se po monitoron situatën në vijimësi dhe po merr masat e nevojshme, në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe procedurat përkatëse.

Më herët, u raportua për mbërritjen e një email-i kërcënues në disa institucione shtetërore, përfshirë Shkollën e Magjistraturës.

"Vëmendje!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka konstatuar sot komunikime me përmbajtje kërcënuese, të dërguara në disa adresa elektronike qeveritare që monitorohen nga institucioni.

Rasti po verifikohet dhe hetohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AKSHI po monitoron në vijimësi situatën dhe po merr masat e nevojshme, në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe procedurat përkatëse.", thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat