Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e Shkallës së Meritës – reformë për një administratë profesionale, të përgjegjshme dhe të denjë për Shqipërinë 2030 anëtare të Bashkimit Europian.
“E vërteta është që e kam thënë dhe herë të tjera, që vetë unë kam qenë shumë skeptik, për mundësitë e rritjes reale të administratës sonë.
Jo vetëm skeptik, por edhe i shqetësuar, që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli që ne qëndruam për disa vite, për të hapur negociatat me BE, do të gjendeshim në një pozitë tejet të vështirë. Nëse administrata jonë do të përballonte negociatat. Ka qenë një nga surprizat më të mirëseardhura.
Sepse ajo çka reflektohej si skuadra e madhe e përfaqësuesve të Shqipërisë, ishte një administratë shqiptare krejt tjetër, nga ajo që unë vetë kisha ndërmend. Sepse dhe unë vetë isha i ndikuar nga presioni i thashethemnajave dhe presionit të administratës. Padyshim që, kur ne e kuptuam këtë në një test kaq sfidues, kuptohet që ne mund të shtyjmë më tutje”, tha Rama.