Koja: Me këtë votim parlamenti ka humbur përfundimisht legjitimitetin

Shqipëria

Koja: Me këtë votim parlamenti ka humbur përfundimisht legjitimitetin

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 18:33
Entela Koja

Kuvendi i Shqipërisë ka vulosur gjatë orëve të vona të natës fatin e reformës së re territoriale, duke miratuar me 85 vota pro shkrirjen e 15 bashkive. 

Ky vendim, i cili e redukton numrin total të bashkive nga 61 në 46, ka ngjallur reagime të ashpra nga radhët e opozitës dhe qytetarëve të zonave të prekura, duke ngritur shqetësime të mëdha për të ardhmen e shërbimeve vendore.

Entela Koja, eksperte e zhvillimit të territorit e ftuar në studion e emisionit “Pika mbi I” në “Ora News” foli mbi protestat e djeshme.

“Në orët e pasdites më ka qëlluar të jem atje. Normalisht atje ishte një protestë kalvare e gjatë, për nga gjatësia në kohë dhe për nga mundimet e njerëzve, ishte e frikshme të shikoje. Nuk kemi parë ndonjëherë një ligj të aprovuar në këtë situatë shtetrrethimi. Të shkoje pranë Qendrës Toptani ku ishte një nga korridoret e Gardës të krijuar. 

Rrugës shikoje pranë Teatrit Kombëtar dhe pranë të gjitha hyrjeve masa të mëdha policësh dhe çfarëdo lloj efektivësh të veshur me uniforma të ndryshme. Asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, një ligj të aprovohet në kushte kaq të mëdha terrori dhe kaq të mëdha sigurie, a thua se po kalonte atje gjëja më po themi, e jashtëzakonisht, jashtëzakonisht e rëndë situata dhe atmosfera. Ajo që unë do të doja të thoja në vazhdim është se me këtë votim parlamenti shqiptar ka humbur përfundimisht legjitimitetin për arsyet që u thanë nga parafolësit përpara”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat