Kullat e veriut, përcjellëse të etnografisë dhe historisë njerëzore

Shqipëria

Kullat e veriut, përcjellëse të etnografisë dhe historisë njerëzore

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 10:15
Kullat e veriut

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përcolli foto interesante të një kulle tipike të veriut, të marra gjatë një inspektimi të specialistëve në kullën e njohur si e Gjelosh Ndokës, në fshatin Abat të Shalës.

Kulla është Monument Kulture, me formën klasike katërkëndore, e ndërtuar me gurë si element i marrë nga natyra për qëndrueshmëri e forcë.

Kullat e veriut janë banesa tipike të skajeve më veriore të Shqipërisë, që kanë përcjellë ndër shekuj etnografinë dhe historinë e banorëve të tyre.

Në veri kullat janë ndërtuar duke harmonizuar drurin si element që kryesisht e gjen në çati, në tavanet, ndërkatet dhe në kornizat e dritareve të vogla, tipike për banesat e veriut.

Kryesisht kati përdhes ishte i përcaktuar për mbajtjen e kafshëve ndërsa katet e tjera strehonin banorët dhe miqtë.

Ndërtesa përshkohet nga shkallë të brendshme që lidhin katet, por e gjejmë dhe në variantet me një palë shkallë të jashtme që u shërbenin banorëve në ditët e ftohta dhe të gjata të dimrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat