Goditën me vezë makinën e Ramës, lirohen aktivistët Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

Shqipëria

Goditën me vezë makinën e Ramës, lirohen aktivistët Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 16:09
Momenti kur Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj goditën me vezë makinën e Ramës

Dy aktivistët Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj janë liruar pas vendimit të Gjykatës Penale, e cila e ka cilësuar arrestimin e tyre të paligjshëm.

Lika u arrestua nga policia pasi goditi me vezë automjetin qe doli nga godina e Kryeministrisë.

Vendimi i gjykatës për lirimin e Likës dhe Rrapajt vjen pas ndalimit të tyre në kuadër të ngjarjeve të lidhura me protestën.

Ngjarja ka ndodhur në 7 Tetor sapo eskorta e kreut të qeverisë ka dalë nga kryeministria dhe po lëvizte në afërsi të RTSH-së.

I riu është afruar dhe ka hedhur disa vezë në drejtim të makinës së Ramës.Më pas autori është larguar me vrap i ndjekur nga efektivë të policisë dhe Gardës së Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat