Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy të plagosur

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 16:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ndodhi në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, rreth orëa 15:30 ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat