“Rama, dorëhiqu!”/ Protesta e 133-të në Tiranë, qytetarët mbushin bulevardin

Shqipëria

“Rama, dorëhiqu!”/ Protesta e 133-të në Tiranë, qytetarët mbushin bulevardin

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 19:51
Protesta

Këtë të shtunë po mbahet protesta e 133-të qytetare kundër qeverisë në Tiranë. Si zakonisht, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me postera dhe pankarta në duar, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë drejtuar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Prej më shumë se katër muajsh, qytetarët vijojnë të mblidhen në protesta, duke përcjellë mesazhe dhe kërkesa drejtuar qeverisë dhe klasës politike shqiptare.

Protesta e kësaj të shtune shënon një tjetër tubim në serinë e protestave qytetare, ku pjesëmarrësit shprehin pakënaqësitë e tyre dhe kërkojnë përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat