Një automjet raportohet se ka shpërthyer në lëvizje në qytetin e Gjirokastrës.
Mjeti ka shpërthyer para Gjykatës, ku më pas ka ndaluar pranë Drejtorisë së Policisë dhe ku është përplasur me trafikndarësen në lagjen “18 Shtatori”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat e incidentit.
Njoftimi i Policisë
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit