Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Luksemburg me kryeministrin Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.
Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se nga muaji mars, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair.
Postim i plotë:
Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë
*Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit LuxAir