Goditet me levë nga dy persona/ Ballsh, 37-vjeçari përfundon në spital

Shqipëria

Goditet me levë nga dy persona/ Ballsh, 37-vjeçari përfundon në spital

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 19:57
fot

Një 37-vjeçar është dhunuar mëngjesin e sotëm në Ballsh, në Mallakastër, nga dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet M. A. është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ai ka deklaruar se rreth orës 07:00, në lokalin e tij në Ballsh, është goditur me një levë nga dy persona, të cilët më pas janë larguar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat