Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për reagim të turpshëm lidhur me dhunën policore gjatë protestës studentore që po zhvillohet në kryeqytet.
Përmes një videopostimi në rrjetet e tij sociale, Këlliçi ndan pamjet nga protesta, ndërsa shprehet se vetëm një ministër i padenjë në postin që mban guxon t’ia faturojë qytetarëve dhunën kafshërore të policisë.
“Dhunës kafshërore të policisë ndaj studentëve i shtohet një reagim i turpshëm nga Ministri i Brendshëm!!!
Ervin Demo nuk sheh gjakosjen e të rinjve, marrjen zvarrë, shkopim e gomës që nuk ka kursyer as vajzat, gazin lotsjellës e mjetet e tjera ushtarake.
Ministri thotë që dhunën e ushtrokan qytetarët.
Qëndrim i neveritshëm i një plagjiatori me dosje abuzimi në bashkinë Berat, që qokat e pushtetit e sollën në atë post për të cilin u tregua që është i padenjë. Bastard!”,-shkruan Këlliçi.