Protestuesit u zhvendosën mbrëmjen e së mërkurës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe kullat binjake.
Flakët e mëdha dhe shtëllungat e tymit përfshinë katin e parë të dy kullave, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit.
Turma e shpërndarë nisi marshimin në drejtim të Parlamentit.
Ndërsa mes protestuesve janë dëgjuar vazhdimisht thirrje për mobilizim.