Vendimi në çështjen “Red Eagle” kërkon që qeveria të njoftojë për hapjen e aplikimeve dhe të nisë menjëherë periudhën 30-ditore të regjistrimit.
Një zhvillim i ri është raportuar lidhur me programin e Lotarisë Amerikane, DV-2027.
Sipas njoftimit të publikuar lidhur me çështjen gjyqësore “Red Eagle”, gjykatësi ka vendosur që qeveria amerikane duhet të hapë regjistrimet për programin DV-2027, duke i kërkuar asaj të bëjë njoftimin përkatës ditën e nesërme dhe të nisë menjëherë periudhën e aplikimit, e cila do të zgjasë 30 ditë.
Sipas të njëjtit njoftim, hapja e shpejtë e regjistrimeve mund të ndikojë në mundësinë e paraqitjes së ankesës kundër vendimit. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje për shtyrjen e fillimit të regjistrimeve për disa ditë.
Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me zbatimin e vendimit dhe datën e saktë të hapjes së aplikimeve.
Aplikantët e interesuar këshillohen të përcjellin njoftimet zyrtare të autoriteteve amerikane për të marrë informacion të saktë mbi procedurat dhe afatet e regjistrimit për DV-2027.