Pedagogu Ardian Isufi, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, u shpreh se indinjata e studentëve është akumuluar ndër vite, duke kujtuar edhe protestat e pedagogëve për një platformë kombëtare të arsimit.
Sipas tij, kjo pakënaqësi lidhet edhe me mënyrën se si qeveria ka menaxhuar shoqërinë shqiptare.
"Vite më parë ne si pedagogë kemi protestuar për shumë e shumë arsye që lidheshin me platformën e arsimit dhe kemi kërkuar që qeveria në atë kohë të kishte një platformë kombëtare për arsimin.
Dhe kuptohet që shkallë pas shkalle, ditë pas dite dhe kohë pas kohe, kuptohet që është akumuluar shumë gjithë kjo indinjatë, sepse jemi në një qeveri të tashmë domethënë të pamerituar më, që të udhëheqë, të menaxhojë shoqërinë shqiptare dhe kuptohet që kjo indinjatë vjen nga studentët të cilët janë pjesa më e rëndësishme e kombit", u shpreh Isufi.