Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

Shqipëria

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 11:20
Fotoilustrim

Gjykata e Apelit ka njoftuar largimin e personelit nga ambientet e institucionit, ndërsa është vendosur që për momentin të shqyrtohen vetëm çështjet që lidhen me masat e sigurimit personal.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, është vendosur gjithashtu që të kërkohen forca shtesë policore për ruajtjen e godinës, për shkak të afërsisë së saj me Parlamentin dhe situatës së krijuar nga protestat.

Për këtë situatë do të vihet në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme mbi masat e marra për garantimin e sigurisë në institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat