Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konferencë për mediat, lidhur me situatën e krijuar pas protestave të dhunshme të 3 ditëve të fundit në Tiranë.
Skënder Hita: Prej gati 72 orësh, kryeqyteti po përballet me valë dhune, zjarrvënieje dhe shkatërrimi, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Në këto ngjarje janë plagosur 71 efektivë, disa prej tyre me dëmtime të rënda.
Policia garanton të drejtën kushtetuese të çdo qytetari, studenti apo force politike për të protestuar paqësisht, por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën dhe shkatërrimin e pronës.
Lajm në përditësim...