​Probleme teknike në kontrollin e trafikut ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

Shqipëria

​Probleme teknike në kontrollin e trafikut ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 12:36
Fotoilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën me dije se disa fluturime nga dhe drejt TIA-as janë anuluar gjatë ditës së sotme, për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali.

Sipas njoftimit të TIA-s, anulimet kanë prekur fluturimet nga dhe drejt Milanos (Malpensa), Torinos, Veronës, Pisës, Riminit dhe Gjenovës, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës informon se është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.

Ndërkohë, pasagjerëve që kanë planifikuar udhëtime nga ose drejt Italisë u rekomandohet të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive ajrore për informacionet më të fundit mbi statusin e fluturimeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat