Rreth 20 persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Vlorë, pas protestave të zhvilluara në qytet.
Sipas informacioneve paraprake, disa prej personave janë marrë nga banesat e tyre dhe janë shoqëruar nga efektivët e Policisë.
Mësohet se në mesin e të shoqëruarve ka edhe studentë, të cilët dyshohet se akuzohen për veprat “Prishja e qetësisë publike”, “Bllokimi i segmenteve rrugore” dhe “Dëmtimi i pronës publike”.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e shoqërimit të tyre apo me masat e mëtejshme që mund të ndërmerren nga autoritetet.