Vijon protesta në Tiranë, të rinjtë ndezin zjarr pas Muzeut Kombëtar

Shqipëria

Vijon protesta në Tiranë, të rinjtë ndezin zjarr pas Muzeut Kombëtar

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 21:01
Vijon protesta në Tiranë

Një vatër zjarri është konstatuar në zonën pas Muzeut në Tiranë, në një kohë kur kryeqyteti vijon të jetë i përfshirë nga protestat studentore.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e zjarrit apo për dëme të mundshme.

Ngjarja ndodh në ditën e katërt të protestave, ndërsa studentët dhe gjimnazistët vijojnë marshimet në rrugët e kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat