"Boll më, po vr*sni fëmijët e këtij vendi!"/ Mes kaosit dhe tensioneve, protestuesi del me fëmijën në krahë

Shqipëria

"Boll më, po vr*sni fëmijët e këtij vendi!"/ Mes kaosit dhe tensioneve, protestuesi del me fëmijën në krahë

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 21:23
Pamje nga protesta

Një moment prekës dhe mjaft i tensionuar është regjistruar gjatë protestës së ditës së sotme, ku situata ka shkuar në përplasje dhe kaos.

Mes turmës së revoltuar, tymueseve dhe tensioneve të shumta, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një qytetar, i cili ka dalë në shesh me fëmijën e tij të vogël në krahë.

I prekur thellësisht nga situata dhe me ton të lartë, ai i është drejtuar turmës dhe forcave të rendit me një thirrje dëshpëruese që ka pezulluar për disa çaste kaosin përreth:

"Boll vazhdoi kjo luftë! Po vrisni fëmijët e këtij vendi!" – ka bërtitur ai, duke mbajtur shtrënguar foshnjën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat