Popull mysliman/ 20 vite kryeministra të krishterë Meksi, Majko, Nano, Rama

Shqipëria

Popull mysliman/ 20 vite kryeministra të krishterë Meksi, Majko, Nano, Rama

Më: 25 dhjetor 2013 Në ora: 23:37

Censusi i fundit i popullsisë zyrtarisht konfirmoi se në Shqipëri jetojnë vetë 6% e popullsisë që i përkasin besimit ortodoks. Megjithë insistimin e kishës autoqefale greke apo asaj shqiptare të drejtuar nga Anastas Janullatus ky komunitet mbetet një minorancë por gjithsesi e respektuar dhe që i njihen të gjitha të drejtat. Ajo që të bie në sy është se ndonse kemi një popullsi në shumicë të besimit mysliman shteti shqiptar dhe vendi është qeverisur nga përfaqësues të kësaj pakice. Vetëm 20 vitet e fundit Shqipëria ka pasur 4 kryeministra ortodoks Aleksandër Meksi, Pandeli Majko, Fatos Nano dhe Edi Rama. Shtrohet pyetja a do të ndodhte e kundërta që nëse në Shqipëri do jetonin vetëm 6% mysliman dhe shumica e popullit të ishte e krishtere a do qeveriseshim nga 4 kryeministra mysliman? Ende historia politike botërore por as ajo shqiptare nuk një precedent të tillë që një popull i krishterë të qeveriset rresht nga 4 mysliman por Shqipria tregon të kundërtën, tolerancën fetare të popullsisë myslimane e cila i lejon ortodoksët ti qeverisin. /opozita.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat