Studentët “ulen” këmbëkryq para Policisë së Tiranës

Shqipëria

Studentët “ulen” këmbëkryq para Policisë së Tiranës

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 17:35

Një grup studentësh dhe pedagogësh të Lëvizjes për Universitetin janë te ulur pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë duke protestuar për lirimin e shokëve të tyre të ndaluar nga Policia e Shtetit, sepse kane qëlluar me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.

Ata me megafon apo përmes rrjeteve sociale po bëjnë thirrje për mbështetje nga studentë të tjerë dhe qytetarë.

Në fakt, rreth e rrotull ka mjaft indiferencë, por entuziazmi dhe vendosmëria e pjesëmarrëseve duket e palëkundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat