Protestuesit e 21 janarit kërkojnë drejtësi

Shqipëria

Protestuesit e 21 janarit kërkojnë drejtësi

Më: 21 janar 2016 Në ora: 16:20

Zbardhja e ngjarjes së 21 janarit të vitit 2011ka mbledhur në protestë para Prokurorisë së Përgjithshme një grup të rinjsh që 5 vite më parë kanë marshuar në bulevard në krah të Partisë Socialiste.

Me karikaturat e figurave politike në duar ata kërkuan jo vetëm zbardhjen e plotë të ngjarjes por edhe ndryshimin në mënyrën e zgjedhjes së kreut të akuzës.

Një grup të rinjsh që kanë qenë pjesë e protestës së 21 janarit të 2011, kanë kërkuar para ambienteve të Prokurorisë së Përgjithshme, drejtësi.

Me pankarta në duar ata kanë fajësuar klasën politike si të vetmen përgjegjëse për groposjen sipas tyre të së vërtetës së 21 janarit.

Kam qenë vetë në protestën e 21 Janarit. Por ajo që ndodhi është zhgënjim i pafund i shqiptarëve. Një kastë që lufton vetëm për pushtet”, tha një protestues.

Të rinjtë pjesë e lëvizjes Shqipon kanë kërkuar gjithashtu që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet nga populli dhe jo nga politika, mënyrë kjo që sipas tyre do ti jepte më shumë liri organit të akuzës për të zbardhur çështjen e 21 janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat