Kerry niset sot për në Mynih dhe vazhdon në Tiranë - Bota Sot
Kerry niset sot për në Mynih dhe vazhdon në Tiranë

Shqipëria

Kerry niset sot për në Mynih dhe vazhdon në Tiranë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 08:10

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Mynih, ai do të ndjekë edhe një takim të Grupit të Mbështetësve Ndërkombëtarë për Sirinë.

Kerry do të ketë po ashtu disa takime bilaterale dhe multilaterale.

Më 14 shkurt, sekretari Kerry do të udhëtojë për në Tiranë, ku me autoritetet shqiptare do të diskutojë integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin dypalësh të saj me Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...