Sekretari amerikan Kerry: Shqipëria është në rrugën e duhur, Rama: Me SHBA nuk na ndan asgjë (Video) - Bota Sot
Sekretari amerikan Kerry: Shqipëria është në rrugën e duhur, Rama: Me SHBA nuk na ndan asgjë (Video)

Shqipëria

Sekretari amerikan Kerry: Shqipëria është në rrugën e duhur, Rama: Me SHBA nuk na ndan asgjë (Video)

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 09:33

(E plotësuar) - Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry përfunduar vizitën zyrtare 4 orëshe në Tiranë, ku u takua me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Kerry qëndroi për 4 orë në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve ishte reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Sekretari Amerikan zhvilloi një bashkëbisedim edhe shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar.

Avioni i diplomatit amerikan “Air Force 2” u largua nga toka shqiptare në orën 14:00. Vizita e Sekretarit Kerry u përmbyll pa asnjë incident.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria është anëtare themeluese e koalicionit për të kundërshtuar një luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm, që mundohen ta shtrembërojë fen.

Kerry theksoi se marrëdhëniet në mes Shteteve të Bashkuara janë të ngrohta dhe të dy vendet do të mund të punojnë më shumë në mes vete.

Ai tha Shqipëria nuk është thjesht një mike për SHBA-të, por është një vend anëtare e NATO-s dhe kjo sjellë një përgjegjësi të këtij vendi për rajonin.

“Jeni në rrugën e duhur sa i përket legjislacionit, jam i lumtur për reformat që keni bërë në drejtësi. Kjo është diçka që udhëheqja juaj ka marr dhe ata janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse. Kjo kërkon mbështetjen e çdo qytetari në Shqipëri”, ka thënë ai.

Kerry shtoi se Shqipëria mund të mbështetet në miqësinë e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit në mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, do të luaj një rol kyç në sigurinë e rajonit.

Rama shtoi se shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara, pasi pa ta shqiptarët në tërsi nuk do të ishin më të respektuar si kurrë më parë dhe se Shqipëria nuk do ta arrinte reformën gjatë këtyre viteve.

“Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, sa i përket reformave. Me Shtetet e Bashkuara nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka”, ka thënë ai.

Rama tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një dialog i lehtë por është pa diskutim e vetmja rrugë për të arritur suksesin.

Në konferencë nuk ishte paraparë të ketë pyetje.

Basha-Kerry: Do të kontribuojmë për reformat dhe demokracinë në Shqipëri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u takua sot me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ne kuader te vizites qe zyrtari i lartë amerikan po zhvillon në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha pas takimit me Sekretarin amerikan te Shtetit, dha një prononcim për mediat ku u shpreh se vizita e sekretarit Kerry vjen në një moment kyç të demokracisë shqiptare.

“Falenderimet e mia më të përzemërta për sekretarin Kerry, për SHBA-ne, për administratën e Presidentit Obama dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhëne dhe i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve. I sigurova në këtë takim se Partia Demokratike do të jetë në krye të përpjekjeve dhe të ruajtjes së standarteve euro-atlantike të demokracisë e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut.

Ashtu si në qeverisje edhe në opozitë, PD mbetet e përkushtuar ndaj këtyre vlerave jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, siç ishte rasti i procesit të dekrimnalizimit, proces kyc ky për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe që nuk do të ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e plotë dhe të gjithëanshme të SHBA-së”, tha Basha.

Në fokus të bisedimeve me sekretarin Kerry, tha Basha ishin çeshtje si 25 vjetori i rivendosjes së marredhënieve diplomatike, rekordi i angazhimit tonë si në qeverisje dhe në opozitë për të mbështetur çeshtje të përbashkëta të bashkëpunimit me SHBA. “Takimin me sekretarin Kerry e konsideroj një shenjë besimi të madh tek shqiptarët dhe Partia Demokratike”, tha kryetari i opozites shqiptare.

“Të tjera sfida të mëdha që e presin Shqipërinë janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit si parakusht i ecjes së Shqipërisë përpara drejt integrimit europian, si një kusht i forcimit të kapaciteteve të Shqiperisë për të ecuar përpara e denjë, një aleate e vërtete e SHBA-së, që jo vetëm konsumon por dhe kontribuon në sfida të përbashkta kundër ekstremizmit, kundër terrorizmit por në radhe të parë duke forcuar demokracinë e brendshme që është investimi më i mirë, më i fuqishëm në të ardhmen eropiane dhe Euro-Atlantike të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit. Në këtë kontekst ecim përpara me reforma të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomondimet, standartet, normat e pranuara bashkarisht, sic janë ato të Komisionit të Venecias si dhe çeshtja kyce sic është çeshtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për të cilat opozita kërkon angazhimin e parterve tanë si një reformë kyce pa të cilën Shqipria nuk mund të bëjë përparë”, tha Basha.





Kerry: Shumë i kënaqur që vizitoj Shqipërinë, mirënjohje për pritjen e ngrohtë


Kerry: Shumë i kënaqur që vizitoj Shqipërinë, mirënjohje për pritjen e ngrohtë
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri duke shprehur kënaqësinë e vizitës në Tiranë, si dhe mirënjohjen dhe mikëpritjen e ngrohtë nga Presidenti Nishani.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në një postim në rrjetin social Facebook, paraditen së dielës, shprehet se “Shumë të kënaqur që të vizitojë #Albania sot dhe mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti Nishani”.

Po ashtu, Sekretari Kerri ka shoqëruar komentin e tij me një foto në çastet e zbritjes në aeroportin e Rinasit dhe pritjes nga presidenti Bujar Nishani.

Kerry ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Ai në aeroportin “Nënë Tereza”, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ku për disa minuta kanë diskutuar në këmbë me Nishanin. Në aeroport ka qenë edhe ambasado ri amerikan Donald Lu.

Nga kryeministria, sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.

Takimi përmbyllës i vizitës të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.

Vizita e John Kerry në Tiranë është e 5-ta e një Sekretari amerikan Steti, që për një vend të vogël si Shqipëria mund të konsiderohet një mesazh i qartë i miqësisë që lidh këto dy vende.

Sekretari amerikan Kerry në selinë e kryeministrisë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nisi axhendën e takimeve zyrtare në Tiranë, me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Takimi u zhvillua në selinë e kryeministrisë, pa praninë e medias.

Në vijim, Sekretari amerikan zhvilloi takimin kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet nga konferenca për shtyp mes dy zyrtarëve të lartë.

Sekretari i Shtetit, Kerry do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e Hotel Rogner dhe më pas do të zhvillojë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është i pesti drejtues i Departamentit të Shtetit që viziton Shqipërinë, pas viteve ’90.

I pari që shkeli në Tiranë, në vitin 1991 ishte sekretari i atëhershëm Xhejms Bejker, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë e sapo dalë nga izolimi komunist.

Vizita e dytë do të ishte në vitin 2000, e znj. Madelein Albright, ndërsa pak vite më vonë në vitin 2003 do të vinte sekretari i atëhershëm Kolin Pauell, vizita e të cilit do të vendoste bazat e anëtarësimit të mëvonshëm të Shqipërisë në NATO.

Ngjarja më kulmore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është vizita në vitin 2007 e presidentit të atëhershëm George W. Bush, i cili nga Tirana paralajmëroi pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa në 1 nëntor 2012, vendin tonë e vizitoi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, që synonte nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në këtë rajon.

***

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nisi axhendën e takimeve zyrtare në Tiranë, me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Takimi po zhvillohet në selinë e kryeministrisë, pa praninë e medias. Në vijim, Sekretari amerikan do të zhvillojë takimin kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet nga konferenca për shtyp mes dy zyrtarëve të lartë.

Sekretari i Shtetit, Kerry sipas medias do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e Hotel Rogner dhe më pas do të zhvillojë një takim me të rinj të shoqërisë civile në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry është i pesti drejtues i Departamentit të Shtetit që viziton Shqipërinë, pas viteve ’90.
I pari që shkeli në Tiranë, në vitin 1991 ishte sekretari i atëhershëm Xhejms Bejker, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë e sapo dalë nga izolimi komunist.

Vizita e dytë do të ishte në vitin 2000, e znj. Madelein Albright, ndërsa pak vite më vonë në vitin 2003 do të vinte sekretari i atëhershëm Kolin Pauell, vizita e të cilit do të vendoste bazat e anëtarësimit të mëvonshëm të Shqipërisë në NATO.

Ngjarja më kulmore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është vizita në vitin 2007 e presidentit të atëhershëm George W. Bush, i cili nga Tirana paralajmëroi pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa në 1 nëntor 2012, vendin tonë e vizitoi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, që synonte nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në këtë rajon.

***

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i uroi te dielen mirëseardhjen në Tiranë , Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, duke shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

“Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin”, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit të Presidencës, pas pritjes qe kreu i shtetit i beri Sekretarit të shtetit amerikan ne Aeroportin Nene Tereza.

“Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama”, thuhej në deklaratën për mediat nga zyra e shtypit të presidencës.

***

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Avioni i zyrtarit të lartë amerikan u ul në pistën e aeroportit në orën 09:45 në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Kerry pritet në aeroport nga Presidenti i vendit Bujar Nishani, me të cilin do të zhvillojë një takim në sallën VIP të aeroportit. Sekretari amerikan pritet me masa të rrepta sigurie dhe shoqërohet edhe agjentët e CIA-s.

Po kështu, një helikopter Cougar i ushtrisë po patrullon nga ajri. Pas takimit me Presidentin Nishani, eskorta e Sekretarit Kerry do të niset drejt Tiranës, ku do të takohet në godinën e Kryeministrisë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e më pas me Kryeministrin Rama.

Vizita e John Kerry-t, flamurët amerikanë dhe shqiptarë mbushin Tiranën

Tirana pret sot Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry. Flamuj shqiptarë dhe amerikane janë vendosur përgjatë bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe në të gjitha rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërsa kanë mbushur aksin Rinas -Tiranë që do të përshkojë Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, nga Aeroporti Nënë Tereza deri në Kryeministri.

Ndërkohë që qytetarë të Tiranës por jo vetëm me flamuj në duar, ndodhen ne rrugët për të mirëpritur kryediplomatin amerikan. Në kryeqytet, që një ditë më parë shume pika ambulante dhe dyqane suveniresh, qëndrojnë hapur dhe tregtojnë flamuj amerikanë e shqiptarë si dhe shumë suvenireqë simbolizojnë miqësinë Shqipëri-SHBA.

“Eshte në traditën e shqiptarit, që të mirëpresi miqtë dhe aq më e fuqishme është sot kjo traditë shqiptare, kur bëhet fjalë për një mik si Amerika”, thotë një shitëse ambulante.

Flamuri amerikan me 50 yjet që simbolizojnë 50 shtetet që perbëjne SHBA-në dhe 13 vijat janë për 13 kolonitë e para, .

Për të garantuar sigurinë e kësaj vizite të rëndësishme Policia e Shtetit Efektivë të Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe repartit RENEA do të jenë në gatishmëri deri në përfundim të vizitës.
Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato ka bëre me dije, se per kete vizite, janë angazhuar mbi 1500 efektivë policie të cilët janë në gatishmëri për 8 orë për të kryer një kontroll të plotë të territorit dhe për të garantuar sigurinë e vizitës së kryediplomatit amerikan në vendin tonë. Gjithashtu një helikopter i Forcave të Armatosura me një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë do të monitorojë nga ajri.
E gjitha rruga nga Aeroporti deri në bulevardin qëndror dhe akset ku do të lëvizë John Kerry eshte bllokuar nën vëzhgimin e rreptë të forcave policore deri në orën 15:00.

Vizita e Sekretarit Kerry sot në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka publikuar akset rrugore ku do të ketë sot kufizim të qarkullimit rrugor në kuadër të masave për garantimin e sigurisë gjatë vizitës ne Tirane, të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.

Në deklaratën për shtyp thuhet se “nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë masa në bllokimin e disa segmenteve rrugore kryesore si më poshtë:.

• Aksi rrugor nga Aeroporti Rinasit “Nënë Tereza” – mbikalimi i Kasharit.
• Aksi rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës, në të dyja krahët e autostradës, si dhe rrugët dytësore paralel me to.
• Aksi rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga “Dritan Hoxha” – Rruga e “Durrësit” .
• Aksi rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, si dhe rrugët lidhëse me to.
• Aksi rrugor nga Rruga “Teodor Keko” – Fabrika e Bukës – Bulevardi “Bajram Curri”, nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.
• Aksi rrugor Bulevardi Zogu i Parë nga Ministria e Drejtësisë deri tek Sheshi Skënderbej.
Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i kamzës deri tek shinat e trenit.

Gjithashtu, policia njofton se nuk do të lejohen parkimet e mjeteve duke filluar nga Sheshi Shqiponja deri te rruga Elbasanit si dhe nuk do të lejohet parkimi prapa Muzeut.

“Në rast të mos largimit të mjeteve njoftojmë se do të ngrihen me sherbim te mjeteve ngritese.
Subjektet e linjave të shërbimit publik që operojnë në linjat brenda qytetit të Tiranës, dhe linjave të transportit udhëtarëve ndërqytetëse, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në këto pjesë të rrugës”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarë, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qëndrave më të afërta shëndetësore.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...