Përfundon takimi Kerry-Bushati, së shpejti konferenca Kerry-Rama - Bota Sot
Përfundon takimi Kerry-Bushati, së shpejti konferenca Kerry-Rama

Shqipëria

Përfundon takimi Kerry-Bushati, së shpejti konferenca Kerry-Rama

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 10:55

​Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry ka mbërritur në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Kurse, në këto momente ka filluar në mes dy delegacioneve.

Ai në aeroportin “Nënë Tereza”, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ku për disa minuta kanë diskutuar në këmbë me Nishanin.Në aeroport ka qenë edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Në ora 11:00, kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.

Takimi përmbyllës i vizitës të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.

Vizita e John Kerry në Tiranë është e 5-ta e një Sekretari amerikan Steti, që për një vend të vogël si Shqipëria mund të konsiderohet një mesazh i qartë i miqësisë që lidh dy vendet tona.

Sipas informacioneve të deritanishme Kerry do ti kà «rkojë qeverisë dhe opozitës shqiptare zgjidhjen e një problem amerikan: pranimin e ashrafive të kampit Ashfrat në Irak ish opozita iraniane në konfliktin me Sadamin, të cilët gëzojnë mbrojtje në bazë të pikës 4 të Konventës së Gjenevës.

Së dyti angazhimi i palëve për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi.

A do jetë në gjendje Shqipëria të kërkojë diçka në këmbim të pranimit të muhaxhedinjve, lobim i fortë i SHBA për anetaresim ne BE dhe heqjen e vizave me SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...