Basha pas takimit me Kerryn: Ja për çfarë biseduam…(Foto)

Shqipëria

Basha pas takimit me Kerryn: Ja për çfarë biseduam…(Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 12:56

(E plotësuar) Pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat shprehu angazhimin dhe bindjen për të ecur përpara me reformën në drejtësi në përputhje me rekomandimet normat e pranuara bashkarisht siç janë ato të komisionit të Venecias.

“Garantoj se PD dhe unë do bëjmë çdo përpjekje për të përmbyllur me sukses konsolidimin e standardeve demokratike të shtetit ligjor për të mbyllur çdo derë instalimit të një oligarkie dhe për ti hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse. Folëm dhe për 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Rekordi i angazhimit tone si në qeverisje por dhe në opozitë për të mbështetur objektivat e përbashkëta. Jam shumë mirënjohës sekretarit Kerry që ndau kohë kohë posaqërisht me opozitën”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se gjatë takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit ka kërkuar nga SHBA mbështetjen për të garantuar votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, ndërsa ka vënë theksin në zbatimin me rigorozitet të ligjit të dekriminalizimit dhe parandalimit të financimeve të partive apo individëve nga para jo të pastra.

Kerry takon Bashën

Në përfundim të konferencës për shtyp në Kryeministri, sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry, zhvilloi një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi në hotel “Rogner” u zhvillua rreth orës 12:00.

Detaje të bisedës mes zyrtarit të lartë amerikan dhe kryetarit të opozitës pritet të bëhen publike më vonë nga Partia Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat