Kerry lë Shqipërinë, vizita u mbyll pa incidente

Shqipëria

Kerry lë Shqipërinë, vizita u mbyll pa incidente

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 14:35

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry përfunduar vizitën zyrtare 4 orëshe në Tiranë, ku u takua me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Kerry qëndroi për 4 orë në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve ishte reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Sekretari Amerikan zhvilloi një bashkëbisedim edhe shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar.

Avioni i diplomatit amerikan “Air Force 2” u largua nga toka shqiptare në orën 14:00. Vizita e Sekretarit Kerry u përmbyll pa asnjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat