Bushati: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe shtet konsolidimi demokratik, arsyet e vizitës së Kerry në Tiranë - Bota Sot
Bushati: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe shtet konsolidimi demokratik, arsyet e vizitës së Kerry në Tiranë

Shqipëria

Bushati: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe shtet konsolidimi demokratik, arsyet e vizitës së Kerry në Tiranë

Nga: Gjergj Koja Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 15:15

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe shtet-konsolidimi demokratik ishin dy nga elementët kyçe të vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Shqipëri.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje Amerikës për kontributin që kanë dhënë dhe japin në proceset demokratizuese, konsolidimit të shtetit ligjor, sigurisë dhe reformave transformuese në rrugëtimin tonë europian.

“Një ditë e shënuar për të gjithë ne. Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry vizitoi sot Tiranën, duke nisur kësisoj me së miri celebrimin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhnieve diplomatike.
Në prill të vitit të kaluar e ngritëm edhe më lartë nivelin marrëdhënies tonë duke nënshkruar deklaratën e partneritetit strategjik e cila kurorëzon 25 vjet bashkëpunimi.

Biseda e veçantë e Sekretarit Kerry me Kryeministrin Rama ishte një mundësi për të ritheskuar rëndësinë e kësaj marrëdhënieje për prosperitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.
Sekretari Kerry shprehu mbështetjen e pa kursyer të një aletai të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilët na janë gjendur pranë në momentet kyçe të historisë sonë.

Bashkëpunimi i suksesshëm në fushën e sigurisë dhe dedikimi i përbashkët për procesin e shtet-konsolidimit demokratik ishin elementët kyçe të kësaj vizite.

Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin që kanë dhënë dhe japin në proceset demokratizuese, konsolidimit të shtetit ligjor, sigurisë dhe reformave transformuese në rrugëtimin tonë europian”, shkruan Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...