Zyrtari i DASH: Mesazhi i vizitës, reforma dhe lufta kundër korrupsionit

Shqipëria

Zyrtari i DASH: Mesazhi i vizitës, reforma dhe lufta kundër korrupsionit

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 22:57

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit që foli me gazetarët që shoqëronin Sekretarin John Kerry, gjatë udhëtimit për në Shqipëri, tha se qëllimi kishte qenë që vizita të bëhej në dhjetor kur zoti Kerry ishte në rajon, por meqenëse nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme ishte shtyrë për këtë radhë.

Zyrtari tha se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në rajon në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe vlerësoi përpjekjet në këtë drejtim.

Zyrtari tha se sfida më e madhe për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe përsa i takon përparimit të mëtejshëm, kanë qenë problemet e vazhdueshme me krimin, korrupsionin, shtetin ligjor.

“Ata janë tani në një moment kyç për përballimin e këtyre sfidave. Kanë shënuar një sukses të konsiderueshëm pas një procesi të vështirë kundër krimit të përfshirë në politikë. Kishin anëtarë nga të dyja partitë kryesore, anëtarë parlamenti që ishin të akuzuar për krime dhe që nuk kishin pasur asnjë pasojë në politikë nga ai aktivitet. Tani e kanë kapërcyer këtë”.

Zyrtari përmendi punën për paketën e reformave në drejtësi që do të forcojë sistemin ligjor. Ai theksoi se një nga arsyet e vizitës ishte meqë tani po bëhen negociatat me opozitën për reformën dhe sekretari donte të përforconte mesazhin se kjo paketë është pjesë e pastrimit të Shqipërisë, jo vetëm që të ketë argumenta të forta për anëtarësim në BE por edhe për të përmirësuar klimën e investimeve./Voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat