PPE:Socialistët e Shqipërisë t'i japin fund bojkotit - Bota Sot
PPE:Socialistët e Shqipërisë t'i japin fund bojkotit

Shqipëria

PPE:Socialistët e Shqipërisë t'i japin fund bojkotit

Më: 25 mars 2010 Në ora: 13:49

Partia Popullore Europiane,grupimi i djathtë në Parlamentin Europian,u bëri thirrje socialitëve të Shqipërisë të ndërpresin bojkotin dhe vazhdojnë dialogun në Parlament.Apeli u bë pas vendimit të PS-së të mos marrë pjesë në komisionin hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.“Bojkoti parlamentar dhe akuzat e vazhdueshme e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në BE, në kohën kur diskutohen diskutohen çështje të rëndësishme, si ajo e liberalizimit të vizave”, tha kryetari i këtij grupimi, Xhozef Daul.Deklarata vjen në ditën e samitit të Partive Popullore Evropiane, ku janë ftuar kryeministri Sali Berisha, kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, kryetari i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, si dhe 13 kryetarë shtetesh dhe qeverish të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test