“Dy ministra me video seksi, njeri ofroi 2 milion euro për ta blerë” (Video)

Shqipëria

“Dy ministra me video seksi, njeri ofroi 2 milion euro për ta blerë” (Video)

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 07:48
Artur Zheji

Flitet për ekzistencën e dy video, ku janë përfshirë dy ministra, ku njëri është regjistruar me kamera në zyrën e tij kurse një tjetër në Amerikën Latine.

Personi që është i interesuar për të bllokuar këtë video ka ofruar dy milion euro për bllokimin e saj, tha Zheji.


“Nga informacionet e publikuara në rrjetet sociale, si dhe nga të dhënat paraprake që po vinë nga burime konfidenciale, video, deri në këto çaste ka kapur shumë e dy milionë euro”, tha Zheji në “Opinion”.

Zheji flet për videon e politikanit që kryen seks me një mashkull.

Artur Zheji ka folur sot në “Opinion” në lidhje me një video që po përflitet në media, se një politikan shqiptar, deputet ose kryetar bashkie, është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull.

Zheji tha se Mentor Kikia i kishte dërguar disa foto të shkëputura nga videoja në fjalë, por ai nuk e kishte parë atë.

“Unë kam parë vetëm disa frame që mi dërgoi Mentor Kikia. Videon nuk e kam parë. Ajo që kam parë është se në video ishin dy meshkuj, një me pak flokë dhe një me flokë të gjatë duke kryer seks”, tha Zheji.

Ai gjithashtu theksoi se video nuk po publikohet ende sepse po ofrohen shuma të mëdha për të mos e publikuar, po aq sa edhe për ta publikuar.

“Po hidhen shuma të mëdha parash për ta blerë videon dhe në fund do të vendosë ‘bursa’ nëse publikohet ose jo. Pra varet kush do ofrojë më shumë”, tha Zheji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat