Rama: Gjynah që dolëm pa pikë. Berisha: Ti je tersi

Shqipëria

Rama: Gjynah që dolëm pa pikë. Berisha: Ti je tersi

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 18:44
Edi Rama

Kryeministri Rama e ka quajtur një fatkeqësi humbjen e Shqipërisë në ndeshjen e parë të Europianit në Francë. Menjëherë pas përfundimit të takimit, kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetin social Facebook, zhgënjimin për kombëtaren që nuk mori asnjë pikë nga përballja me Zvicrën.

 

“Gjynah vertet te ikesh pa pike nga kjo ndeshje ku edhe me 10 vete kuqezinjte meritonin te pakten barazimin”, – shkruan Rama nga Franca. Por për ish-kryeministrin Berisha, prania e Rames në stadium ka qenë ters per Shqipërinë. Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zgjedhur ta ndjeke ndeshjen ne nje nga baret e kryeqytetit dhe ne krah te tij ka qene dhe drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat