Klosi i dhuron çelësat e shtëpisë gruas nga Vlora që e rrahu ish-burri

Shqipëria

Klosi i dhuron çelësat e shtëpisë gruas nga Vlora që e rrahu ish-burri

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 19:25
Klosi i dhuron çelësat e shtëpisë gruas nga Vlora që e rrahu ish-burri

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli në mënyrë simbolike i kanë dhënë çelësat e shtëpisë se re Marsela Caushaj, e rrahur në mënyrën më brutale në rrugë nga ish-bashkëshorti.

Rasti i zonjës shkaktoi jehonë të gjerë pak ditë më parë, kur u publikuan pamjet e dhunimit nga ish-bashkëshorti i saj.

Tanimë, Marsela dhe tre fëmijët do të jetojnë në një shtëpi të re, qiraja e se cilës do t’i paguhet. Marseles i është siguruar gjithashtu pune.

Ministri Klosi deklaroi pas inaugurimit të shtëpisë, se ky është një rast për t’i bërë apel çdo gruaje që të mos heshtë, por të denoncojë dhunën.

“Do të bëhet gjithçka për të mbështetur gratë në nevojë, viktima të dhunës”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat