Grabitja në Rinas, Llalla, hetim zyrtarëve përgjegjës për sigurinë

Shqipëria

Grabitja në Rinas, Llalla, hetim zyrtarëve përgjegjës për sigurinë

Më: 1 korrik 2016 Në ora: 11:55
Ilustrim

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtarë të policisë, përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste në Stamboll.

Në vlerësimin e kryeprokurorit Llalla, masat e sigurisë në Rinas rezultuan joefikase dhe kjo u dëshmua gjatë grabitjes së sasië së konsiderueshme të parave në pistën e fluturimeve.

Numri një i organit qendror të akuzës ka angazhuar drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore në këtë drejtim, thuhet në një komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat