Gjermania kritikon opozitën në Shqipëri për reformën në drejtësi

Shqipëria

Gjermania kritikon opozitën në Shqipëri për reformën në drejtësi

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 16:20
Ilustrim

Gjermania ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj opozitës shqiptare,  duke e kritikuar si penguese të reformës në drejtësi.

Drejtori për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme, Erst Rachel, ka akuzuar demokratët se ata po gjejnë pretekste për të mos miratuar reformën, me arsyetime konfuze.

“Sa herë që opozita bën kërkesë dhe kjo kërkesë refuzohet atëherë na bie ndërmend një kërkesë tjetër dhe gjendet një pretekst për të refuzuar reformën.  Me këtë përvojë që kemi na lind pyetja nëse opozita nuk e do reformën për arsye të ndryshme. Unë nuk i di arsyet e opozitës dhe nuk dua të spekuloj. Ju e njihni situatën dhe besoj si unë jeni konfuz me qëndrimin në vazhdimësi të opozitës”, tha Rachel.

Rachel e cilësoi situatën e drejtësisë si të rëndë, për të mbrojtur fort rolin e ndërkombëtarëve në procesin e skanimit të gjyqtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat