Berisha: Më 21 janar edhe në Shqipëri u tentua për grusht shtet

Shqipëria

Berisha: Më 21 janar edhe në Shqipëri u tentua për grusht shtet

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 18:40
21 Janari, Shqipëri

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha duke komentur gusht shtetin në Turqi, e ka krahasuar me ngjarjet e 21 janarit në Shqipëri, duke thënë se organizatorët të cilët tentuan të krijojnë grusht shtet në Shqipëri, e kanë marrë përgjigjen e merituar.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook ka dënuar grusht shtetin ne Turqi, duke shprehur solidaritetin me popullin turk.

 teksa dënon grushtin e shtetit në Turqi, thotë se një i tillë u tentua edhe më 21 janar, por organizatorët sipas tij, morën përgjigjen e merituar.

Ky është reagimi i Berishës:

Mbremë Turqia kaloi ne tronditje te rende. Njesi te ushtrise turke ndermoren aktin antikushtetues te grushtit te shtetit dhe tentatives per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga vota e popullit, qeverine dhe presidentin dhe institucionet e tjera.

Forcat politike, qytetaret e Turqise, autoritetet e vendit qendruan se bashku dhe bene qe kjo perpjekje aventureske antikushtetuese te deshtoje. Ne perleshje me forcat puçiste humben jeten dhjetra civil e shume te tjere u plagosen.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar antikushtetues te aventurierve puçist me uniforme dhe shprehur solidaritetin tim me qytetaret dhe autoritetet legjitime te vendit mik, shpreh ngushllimet e mia per familjet e viktimave te ketij akti shume te rende dhe uroj sherim te shpejte te lenduarve!

Grushtin e shtetit e tentuan ne 21 janar moren ate qe merituan!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat