Berisha jep një deklaratë surprizë për ‘Drejtësinë’: Triumfuam nga kthetrat e një njeriu...

Shqipëria

Berisha jep një deklaratë surprizë për ‘Drejtësinë’: Triumfuam nga kthetrat e një njeriu...

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:14
Sali Berisha

Në një qëndrim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish lideri i të djathtëve Sali Berisha e konsideron konsensusin e arritur mes palëve për reformën në drejtësi një fitore ndaj propozimeve të mazhorancës.

Duke shprehur votat pro për draftin e reformës në drejtësi, Sali Berisha shkruan se opozita së bashku me mbështetjen qytetare doli fitimtare për të patur një reformë sipas Komisionit të Venecias dhe ndërkombëtarë që do të monitorojnë sistemin e  drejtësisë shqiptare.

Deklarata e plotë 

Mesa duket ky është një ogur i mirë për ditën e nesërme, ku në rend të ditës në seancën plenare do të jetë edhe Reforma në Drejtësi. “Nje fitore e parimeve te larta te nje drejtesie te pavarur, efikase, transparente, te pergjegjshme!

Te dashur miq, sot u finalizuan negociatat per nenin e fundit te reformes se sistemit te drejtesise ne vendin tone!

Me kete rast shpreh krenarine dhe vleresimin tim me te madh per rolin udheheqes dhe percaktues te opozites shqiptare ne teresi dhe PD ne veçanti, e cila me oponencen e saj ne dy projektet qe dergoi ne Komisionin e Venecias dhe projektin qe u perdor per propozimin hibrid, negociata konstruktive te javes se fundit arriti:

- garanitimin e nje projekti reforme qe shpetoi sistemin nga kapja qeveritare, nga kthetrat e njeriut qe donte te behej me cdo kusht kryehetues, kryegjykates, kryeprokuror i vendit, kujtoni vetem projektin e tij per FBI personale te tij, perpjekjet e tjera absurde per te bllokuar per kete shkak reformen ne cdo moment.

- garantimin per qytetaret shqiptare te lirive dhe te drejtave qe gezojne nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut dhe Kushtetuta e tyre duke hedhur ne kosh perpjekjet per t'iu mohuar me Kushtetute keto te drejta dhe zhvendosur ata ne hapsira orëelliane apo te te shkuares se tyre te zeze hoxhiste nga Old Mayer-i, Edvin Shullazi.

- garantoi nje proces vleresimi transparent, ligjor, objektiv te bazuar ne meriten dhe integritetin profesional dhe njerezor te prokuroreve dhe gjykatesve tane dhe jo ne opinione, thashetheme dhe marrezira qe deshironte i suksesshmi imagjinar!

- garantoi qe ne te gjithe procesin e ndertimit te piramides se drejtesise vendimmarrja te jete ekskluzivisht si ne çdo vend tjeter sovran ne duart e shqiptarve dhe jo te te huajve, siç iu deklaroi shqiptareve me qindra here Old Mayer-i, Edvin Kristaq Rama.

- garantoi mbeshtetje te çmuar nga miqte dhe partneret nderkombetar ne procesin e Vettingut, gje qe do ta beje me te besueshme dhe me transparent reformen e sistemit te drejtesise, defacto te udhehequr nga opozita, te cilen Edi Rama beri gjithcka qe ta perjashtonte qe ne fillim nga procesi por deshtoi ne menyre spektakolare.

Te dashur miq, le te falenderojme nga zemra te gjithe ata qe bene perfundimin me sukses te ketij projekti qe do votojme neser ne parlament.

Nje falenderim dhe mirenjohje te veçante miqve dhe partnereve tane, mbeshtetja e te cileve ishte e nje rendesie thelbesore ne perfundimin e hartimit te kesaj reforme te bazuar ne parimet e larta te drejtesise se pavarur, eficente, transparente, te pergjegjshme para ligjit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat