Prezantohet risia më e re e Policisë së Shtetit, i pranishëm edhe Rama

Shqipëria

Prezantohet risia më e re e Policisë së Shtetit, i pranishëm edhe Rama

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 13:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ku u prezantua projekti më i ri, ai i kartave elektronike për karburantin e mjeteve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky projekt do t’i japë fund abuzimeve me tollonat e naftës në institucione.

Rama ka sqaruar edhe arsyet e këtij projekti, ku zbatimi i tij do të kursejë 9 milionë dollarë në vit dhe do të shtrihet edhe në institucionet  e tjera.

“Janë të freskëta pamjet kur automjetet e policisë ngelnin rrugëve pa karburant. Një histori e gjatë vjedhje me tollonat e karburantit. Sot deklarojmë se kësaj praktike të ndyrë shtetërore prej 20 e ca vitesh, i japim fund, jo vetëm për policinë por për të gjitha institucionet shtetërore, që përdorin automjete dhe çdo vit hapin gropa në buxhet, për shkak të vjedhjes masive, epidemike të parave përmes abuzimeve me tollonat  karburantit.

Sot është Policia e Shtetit që fillon një proces të nisur që në janar me një projekt-test, me 150 automjete dhe më pas të shtrirë në periudhën prill-qershor në të gjithë logjistikën e saj. Është e rëndësishme të ritheksohet ajo që në mënyrë të përsëritur unë kam nënvizuar, Policia e Shtetit falë lidershipit, ministrit dhe një skuadre njerëzish të prirur për të bashkuar teknologjinë me njeriun në Polici, është një sektor lider në këtë revolucion teknologjik që po përpiqemi të çojmë përpara në çdo sektor.

Dhe ja sesi eksperienca e Policisë sot është një bazë për të shtrirë këtë transformim teknologjik në të gjitha institucionet, për të bërë të mundur kursimin e 8 mln litrave karburant. Që do të thotë, kursimin e rreth 9 mln dollarëve vjedhje e përvitshme, epidemike në të gjithë territorin nga ana e njerëzve që marrin tollona, nxjerrin  tollona dhe grabisin shtetin. Për prill-qershor policia ka kursyer 150 mln dollarë nga zëri i shpenzimeve për karburant dhe në vit parashikimi është gjysmë milionë dollarë kursime vetëm nga karburanti”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat