Berisha: Ilir Kerni iku nga TOB-i si “limon i shtrydhur”

Shqipëria

Berisha: Ilir Kerni iku nga TOB-i si “limon i shtrydhur”

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 17:49
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ndërhyri sot në debatin lidhur me gjendjen në Teatrin e Operas e Baletit dhe dorëheqjen e drejtorit të tij, Ilir Kerni. Ai u shpreh se ish-balerini i njohur Ilir Kerni, që dha dje dorëheqjen, erdhi “me fshesën e hekurt të partisë dhe u soll si xhandar ndaj artistëve të Operas, për fajin e vetëm se kishin shkrirë energjinë dhe talentin e tyre në këtë institucion kombëtar”.

“Ai u largua si limon i shtrydhur, pasi kushërira e ministres, e shndërroi atë thjesht në një drejtues fiktiv dhe ndoshta nuk linte fonde për të tjerët”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

“Opera e Baleti dhe Teatri Kombëtar, që janë “de facto” simbole të një kombi, po njohin këto vite, për shkak të urrejtjes së Edvinit për artistët e vërtetë, kohërat e shkretëtimit të tyre në vlera dhe talente!”, u shpreh Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat